Gjirokastra, bashkia me numrin më të lartë të vaksinimeve

22 Shtator 2021 | 12:23

Gjirokastra është bashkia me numrin më të lartë të vaksinimeve, ku 80% e qytetarëve janë injektuar me një dozë të vaksinës dhe 68% me të dyja dozat.
Ndërkohë kjo bashki pasohet nga qytetet si Delvina, Mirdita, Puka, Kukësi dhe Tropoja për numrin e personave të vaksinuar.

Sa i përket vaksinimeve në arsim, deri më tani janë injektuar 66% e arsimtarëve të shkollave të mesme, një përqindje kjo më e lartë në krahasim me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve, si dhe pedagogët.

Në të dhënat e bëra të ditura nga Komiteti i Ekspertëve, rezultoi se duhet të vijojë injektimi i bluzave të bardha deri në 95%.

Sakaq, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se në vendin tonë nuk ka skaduar asnjë vaksinë, por të gjitha janë përdorur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026