Konfiskohen pasuritë e Habilajve, SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës

18 Qershor 2021 | 12:30

Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për 22 pasuri, më konkretisht një ndërtesë me sipërfaqe 580 metër katrorë, 7 apartamente, një garazh, një truall me sipërfaqe me 580 metër katror dhe të tjera.

Në kërkesën e vet, SPAK argumenton se pasuritë e Habilajt dhe familjarëve të tij kanë burim aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Vetëm pak kohë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e bandës së tij. Autoritetet italiane dënuan Moisi Habilaj me 15.5 vite burg, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai mundi të arratisej nga banesa ku qëndronte me masë sigurie.

Autoritetet ligjzbatuese kanë kryer kontroll në Shqipëri për të rënë në gjurmët e kreut të grupit, por deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026