GJKKO kthen për rihetim në SPAK dosjen ndaj ish-gjyqtarit të akuzuar për fshehje pasurie

16 Shtator 2021 | 13:45

GJKKO kthen në SPAK për plotësim dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i akuzuar për fshehje pasurie.

Lulo përmes avokatit ka pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se pasurinë e ka të justifikuar.

Në muajin prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me kërkesë të SPAK i sekuestroi ish-gjyqtarit një dyqan me sipërfaqe 172m2, i cili ndodhet në Rrugën Durrësit në kryeqytet.

Rreth një muaj më parë Prokuroria e Posaçme, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-anëtarit të kësaj gjykate, Fatos Lulo me akuzën e fshehjes së pasurisë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026