GJKKO lë në qeli prokurorin Edmond Kariqi dhe 3 të arrestuarit e tjerë

3 Korrik 2021 | 10:10

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin Edmond Kariqi dhe shoferin e tij, Isuf Gega.

Mbi ta rëndon vepra penale “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë, në qeli janë lënë edhe Emirjan Beu dhe Dritan Dedja, të arrestuar 4 ditë më parë.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se katër të arrestuarit mes të cilëve dhe prokuroi, kundrejt shumave të ndryshme monetare kanë favorizuar persona nën hetim.

Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror.

Së fundmi, ai është transferuar në Kukës ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026