GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pasi shqyrtoi kërkesën vendosi të mos i pranojë argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.
Llalla kërkonte pezullimin e burgimit për shkak të gjendjes shëndetësore. Llalla ndodhet jashtë Shqipërisë dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykatës së Posaçme të Apelit rreth një muaj më parë la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla,
Llalla ishte shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh. Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta