GJKKO vendos sot nëse ish-kryebashkiaku i Lushnjës do të gjykohet në qeli
Gjykata e Posaçme e Apelit do i përgjigjet sot kërkesës së ish-kryetarit të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, për t’u gjykuar në gjendje të lirë për arsye shëndetësore.
Në kërkesën e dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Tushe tha se vuan nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth, nga mushkëria si dhe është alergjik ndaj disa ushqimeve.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës është i gatshëm për të dhënë edhe një garanci pasurore për të mos qëndruar në qeli.
Tushe u arrestua së bashku me disa nga vartësit e tij në bashki për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.
Akuza që rëndon ndaj ish-kryebashkiakut është ajo e shpërdorimit të detyrës.
Bashkë me të në gjykim janë 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët kërkojnë të hetohen në gjendje të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta