Gjobë 10 mijë euro zyrtares, SPAK hetoi binjakët, hiqeshin si punonjës policie

28 Nëntor 2020 | 12:09

Një hetim pesë mujor i nisur fillimisht nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në policinë e shtetit, zbuloi tentativën e dy vëllezërve binjakë nga Tirana për të gjobitur me 10 mijë euro një punonjëse të administratës publike.

Sipas dosjes së shqyrtuar nga Euronews Albania, për të vënë në jetë planin e tyre binjakët 30 vjeçar kanë shfrytëzuar njohjen me zyrtaren dhe përmes një adrese të rreme në rrjetet sociale, i prezantoheshin asaj si punonjës të hetimit të krimit ekonomiko-financiar.

Sipas komunikimeve të administruara, polici i rremë E.SH vuri në dijeni zyrtaren se ndaj saj kishte një hetim për falsifikim dokumentesh dhe për të mbyllur dosjen me njohjet e tij në prokurori dhe polici duheshin 10 mijë euro që duhet të transferoheshin në një llogari.

Për tu bërë i besueshëm polici i rremë i tha se nuk mund të takoheshin pasi ishte i mbikëqyrur dhe ruhej nga vetingu.

E gjendur në këto kushte punonjësja e administratës me iniciale K.P bëri kallëzim në SHÇBA, që më tej referoi rastin në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për shkak të dyshimeve se mund të ishte implikuar ndonjë efektiv policie.

Në përfundim Gjykata e posaçme vendosi masën e sigurisë arrest me burg për vëllezërit L.G dhe A.G si dhe shtetasin D.M.

Më kërkesë të SPAK , Gjkko shpalli edhe moskompetencën duke ia kaluar dosjen gjykatës së Tiranës për fazat e tjara të gjykimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026