Gjobitet politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, fraza naziste që përdori
Një gjykatë gjermane ka gjobitur një anëtar drejtues të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa für Deutschland për përdorimin e një fraze të ndaluar naziste në një tubim politik.
Gjykata shtetërore në Halle e dënoi Björn Höcke, shefin e AfD-së në rajonin lindor të Turingisë, për përdorimin e qëllimshëm të një slogani të lidhur me krahun paraushtarak të partisë naziste, SA.
Ddeklaratat provokese u bënë në një tubim elektoral në një fjalim fushate në maj 2021.
Höcke, një ish-mësues historie, e mbylli fjalën e tij në miting me thirrjen “gjithçka për Gjermaninë”.
Kryetari i trupit gjykues në seancën e mabjtur të martën tha se profesiori i historisë ishte i vetëdijshëm për kuptimin e frazës dhe lidhjen me ideologjinë naziste.
Gjykata e gjobiti atë me 13,000 € edhe pse rokurorët kishin kërkuar një dënim prej gjashtë muajsh me kusht.
Höcke, e quajti dënimin me gjobë nga gjykata si një goditje politike.
52-vjeçari mbajti fjalimin fyes për rreth 250 njerëz në një tubim të AfD në Merseburg në shtetin e Saksonisë-Anhalt. Slogani i plotë që ai përdori ishte: “Gjithçka për atdheun tonë, gjithçka për Saksoni-Anhalt, gjithçka për Gjermaninë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit