Gjukanoviç kërkon zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të parakohshme, duke i dërguar Kuvendit kërkesën për ndërprerjen e mandatit aktual qeverisës.
Gjukanoviç u shpreh se nuk mund të pranojë propozimin që Miodrag Llekiç të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re.
Sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme, shkruan RTCG (Radio Televizioni Malazez).
“Nuk kam pasur përshtypjen se ekziston një shumicë e qartë për formimin e një qeverie, që do t’iu ofronte zgjidhje problemeve shumë të vështira në planin financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik”, theksoi presidenti.
Gjukanoviç përmendi edhe aspektin e sigurisë, duke thënë se kriza aktuale në Evropë, e shkaktuar nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ka implikime për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta