Gjuriç ambasador i Serbisë në SHBA, drejtori i Zyrës për Kosovën është liruar nga detyra aktuale 

9 Tetor 2020 | 06:26

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi u konfirmua edhe nga i dërguari special i SHBA-së, Richard Grenell.

Vendimi për emërimin e Gjuriçit në këtë pozitë është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje Gjuriç është liruar nga detyra e shefit të Zyrës për Kosovën, pozitë të cilën e mbante që nga viti 2014. Sa ishte në këtë pozitë, ai u arrestua nga Policia e Kosovës në vitin 2018.

Arrestimi i tij u bë për shkak Marko Gjuriç nuk i përfilli urdhrat e Prishtinës zyrtare dhe hyri në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale, për të marrë pjesë në një tubim me qytetarë që në atë kohë zhvillohej në veri të Mitrovicës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026