Gjykata dënon me 1 vit e 8 muaj burg ish-kreun e Kadastrës së Beratit
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me 1 vit e tetë muaj burg ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelajn.
Ndaj Nelajt u vendos edhe heqja e të drejtës për të ushtruar poste publike për pesë vitet e ardhshme.
SPAK kishte kërkuar 3 vite burg për ish-drejtorin e Kadastrës Berat, i cili u arrestua në shkurt të këtij viti për korrupsion në lidhje me miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.
Prokurorët e kryen arrestimin pas 9 muajsh hetime, duke dalë në përfundimin se ai kishte abuzuar rëndë me detyrën duke bashkëpunuar edhe me punonjës të tjerë të këtij institucioni.
Hetuesit provuan se Nelaj merrte shpërblime monetare kundrejt ofrimit të lejeve të ndërtimit, legalizimin e objekteve informale, apo dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta