Gjykata dënon me 5 vjet burg infermieren e Infektivit që vodhi pacientin me COVID
5 Tetor 2021 |
12:08
Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Ronida Hysin, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg. Infermierja e Infektivit u arrestua në janar 2021. Hetimi provoi se e reja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomate të ndryshëm përmes kartës së pacientit.
Në gjyqin ndaj saj infermierja ishte shprehur se e kishte kryer gjestin për shkak të gjendjes së saj të keqe ekonomike, pasi është divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2-vjeçar.
Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D, djali i pacientit me inicialet K.C, 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin ku dhe ndërroi jetë.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta