Gjykata detyron prokurorinë të hetojë pretendimet e PD-së për punësime partiake në Vaun e Dejës
Gjykata e Apelit Shkodër ka urdhëruar prokurorinë të nisë hetimet mbi pretendimet e PD-së për punësime politike gjatë fushatës elektorale në Bashkinë Vau i Dejës.
Lajmi u njoftua nga juristi i PD-së, Marash Logu, i cili tha se “prokuroria veproi si mburojë e shkeljeve duke mos nisur hetimet” në muajin prill gjatë fushatës elektorale.
Logu tha se Bashkia e Vaut të Dejës ka shpërdoruar fondet publike duke i vendosur në dispozicion të fushatës elektorale të PS-së, teksa ka fryrë administratën lokale me punonjës partiakë.
“Në një periudhë mjaft të shkurtër është rritur numri i punonjësve në Bashkinë Vau i Dejës, për shembull në konviktin e gjimnazit ‘Ndre Mjeda’, janë punësuar, megjithëse ushqimi ofrohet me katering, janë punësuar kuzhinier dhe ndihmës-kuzhinier, të cilët nuk kryejnë asnjë punë, por mbahen në punë si militantë të PS-së, po ashtu edhe në administratën e Vaut Dejë ka të punësuar që nuk jetojnë në Shqipëri,” – tha Logu.
Gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit PD akuzoi PS-në se përdori institucionet publike për të ndikuar në elektorat. Përveç punësimeve partiake, PD akuzoi se PS po kushtëzonte shërbimet si për shembull legalizimi i shtëpive pa leje, si mënyrë për të siguruar vota.
Një pjesë e kërkesave të PD-së për të marrë më shumë prova rreth akuzave të ngritura u rrëzuan në KQZ.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta