Gjykata e Apelit i lejon Trumpit të mbajë Gardën Kombëtare në Los Angeles

13 Qershor 2025 | 09:59

Një gjykatë apeli në SHBA pezulloi përkohësisht një vendim të gjykatës më të ulët që urdhëronte Presidentin e SHBA-së Donald Trump të vendoste Gardën Kombëtare nën autoritetin e guvernatorit të Kalifornisë, duke lejuar trupat e Gardës të qëndrojnë të stacionuara në Los Angeles për momentin, mes protestave për rritjen e bastisjeve ndaj imigracionit.

Vendimi i një paneli prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Qarkut të 9-të, që përfshin dy gjyqtarë të emëruar nga Trump dhe një të emëruar nga ish-Presidenti Joe Biden, e mban përkohësisht presidentin në komandë të Gardës deri në një seancë dëgjimore të planifikuar për të martën, raportoi Reuters.

Në një vendim të gjykatësit të distriktit Charles Breyer të San Franciskos, u vlerësua se vendosja e Gardës nga Trump ishte “jokushtetuese” dhe urdhëroi që Garda të merrej nën drejtimin e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026