Gjykata e Apelit Shkodër 50% funksionale, më shumë se 5000 dosje në pritje
Procesi i Vettingut ka shkaktuar jo pak probleme në mirëfunksionimin e gjykatave në qytetin e Shkodrës.
Në gjykatën e Apelit nga dhjetë gjyqtarë që duhet të ishin në funksion, vetëm 5 prej tyre ndodhen aktualisht në detyrë duke krijuar kështu probleme dhe zvarritje në vendimmarrjen e çështjeve gjyqësore.
Kryetari kësaj gjykate, Fuat Vjerdha për Euronews Albania tha se aktualisht po gjykohen çështje civile të vitit 2018, duke krijuar kështu një tejzgjatje më shumë se 3-vjeçare të këtyre proceseve.
Por kjo problematikë nuk ndodh vetëm në gjykatën e Apelit, pasi nga Vettingu janë shkarkuar gjyqtarë edhe në gjykatën e shkallës së parë.
Nga 14 gjyqtarë që duhet të ishin në detyrë, vetëm 9 prej tyre ushtrojnë funksionin.
Në janar të vitit 2019 u shkarkua nga detyra kryetari gjykatës Arben Zefi, vendim që mori formë të prerë në korrik të vitit 2020 ndërsa në KPA po shqyrtohen akoma proceset e shkarkimit të Albano Çepele dhe Luveda Dardha.
Ndonëse u emëruan 2 gjyqtarë të rinj nga shkolla e magjistraturës në vitin 2020 , sërish u krijuan vende bosh pasi u bë transferimi i 3 gjyqtarëve, Tonin Stërkajt në gjykatën e Apleit në Shkodër, Kostandina Kuro në gjykatën e rrethit Krujë si dhe Irida Kacerja transferuar në gjykatën e Apelit Durrës.
Në 9 muajt e parë të vitit 2021 pranë gjykatës së shkallës parë Shkodër janë regjistruar 4361 çështje të reja civile dhe penale dhe plot 1194 çështje janë të mbartura nga vitet e kaluara.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta