Gjykata e Arbitrazhit redukton pezullimin e Rusisë nga aktivitetet ndërkombëtare në sport
Gjykata e Arbitrazhit përgjysmoi sot pezullimin e Rusisë nga aktivitetet ndërkombëtare sportive, megjithatë ajo nuk do të marrë pjesë në lojërat olimpike dhe kampionatin e ardhshëm botëror.
Pezullimi është reduktuar në dy vite dhe kjo do t’i ndalojë Rusisë përfaqësimin në Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, botërorit të futbollit Katar 2022 dhe Lojërave Dimërore Pekin 2022.
Në vitin 2019 Rusia qe ndëshkuar me 4 vite pezullim për shkak të skandalit të zbuluar në vitin 2014 të dopimit sistematik të sportistëve dhe manipulimit të testeve anti-doping nga autoritetet ruse.
Tashmë pezullimi do të zgjasë deri më 16 dhjetor 2022, ndërsa Rusisë do t’i lejohet të marrë pjesë në Kupën e Evropës – Euro 2020, që për shkak të pandemisë u shty për vitin e ardhshëm, – kjo pasi organizimet e UEFA-s, sipas përcaktimeve të pezullimit, nuk bëjnë pjesv në “evente madhore ndërkombëtare”.
Agjencia Ndërkombëtare Anti-Doping (WADA) iu drejtua zyrtarisht në janar 2019 autoriteteve ruse duke i kërkuar bashkëpunim dhe transparencë për të zbërthyer tërësisht çështjen e manipulimit të rezultateve të laboratorëve për sportistët e saj.
Rreth dymbëdhjetë muaj më pas, pasi autoritetet ruse vijuan të mohonin manipulimet e rezultateve, WADA vendosi pezullimin prej katër vitesh të sportistëve rusë në aktivitetet ndërkombëtare. Asokohe kryeministri Dimitry Medvedev e cilësoi pezullimin si pjesë të një “histerie kronike anti-Rusi”.
Dënimi i Rusisë nuk i ndalon sportistët e ndershëm që të marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare. Një numër prej 168 sportistësh garuan pa flamur, në pozita neutrale, në Lojërat Dimërore të Koresë së Jugut.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta