Gjykata e Elbasanit vendos ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

17 Nëntor 2022 | 14:03

Bosi turk i kriptovalutave Faruk Fatih Ozer do të ekstradohet në Turqi. Pas disa seancave të shtyra, këtë të enjte Gjykata e Elbasanit mori vendim.

Ozer, i cili akuzohet nga prokuroria e Stambollit se ka mashtruar qytetarët turq me kriptovalutat duke zhvatur afro 2 mld dollarë, ka kundërshtuar vendimin me argumentin se çështja është politike.

28-vjeçari Ozer iu fsheh drejtësisë duke qëndruar në Shqipëri deri më 30 gusht, ditë kur u arrestua në Himarë.

Faruk Fatih Ozer ishte shpallur në kërkim në prill 2021 nga autoritetet turke për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës me kriptovaluta.

Kompania ‘Thodex’ që ai drejtonte shpalli falimentin dhe ai u largua nga Turqia. Për këto arsye shtetasi turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Interpol Ankarasë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026