Gjykata e Hagës dënon me burg ish-bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviç

30 Qershor 2021 | 22:48

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim ish-krerët e Sigurimit Shtetëror Serb gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Bëhet fjalë për dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit serb, Jovica Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviç, 71 vjeç.

Ata u akuzuan për udhëheqje të grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Fillimisht, Gjykata e Hagës liroi Stanishiçin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në vitin 2013. Por, çështja u rihap në vitin 2015 pas protestave dhe apelit të prokurorëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026