Gjykata e Hagës refuzon lirimin e Hashim Thaçit dhe 3 ish-luftëtarëve të UÇK
Gjykata Speciale e Hagës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe 3 ish-eksponentëve të UÇK, të cilët prej 4 muajsh ndodhen në paraburgim.
Përmes një komunikate për mediat të dhomave speciale në Gjykatën e Hagës bëhet me dije se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të vijojnë të qëndrojnë në qelitë e paraburgim, pasi kërkesa e tyre për lirim me kusht është refuzuar.
Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.
Konkretisht Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka ngritur akuza ndaj tyre për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.
Një muaj më parë mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi në Hagë, një ankesë ku kërkohet heqja e aktakuzës ndaj tij, pasi theksohet se ka “mungesë të juridiksionit”.
Mbrojtja gjithashtu thekson se Thaçit i janë shkelur të drejtat për një dëgjim të drejtë dhe të paanshëm publik si dhe për një gjykim të drejtë, brenda një kohe të arsyeshme.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta