Gjykata e Lartë pezullon dënimin e ish-kryeministrit pakistanez Khan
Gjykata e Lartë e Islamabadit pezulloi sot dënimin e fundit të ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan për akuzat për korrupsion, thanë avokatët, por nuk dihet nëse kjo do të çojë në lirimin e tij nga burgu.
Një gjykatë në Islamabad vendosi sot mbi apelimin e Khan kundër dënimit të tij me tre vjet burg për korrupsion, konkretisht për shitjen e paligjshme të dhuratave shtetërore që ai dhe familja e tij mori gjatë mandatit të tij nga viti 2018 deri në vitin 2022, për të cilin ai ka qenë në burg që prej 5 majit të këtij viti, raporton Reuters.
“Apeli ynë u pranua dhe dënimi u pezullua”, njoftoi avokati i Khan në platformën X (Tëitter).
Është e pasigurt nëse Khan do të lirohet automatikisht si rezultat i vendimit të Gjykatës së Lartë, për shkak të urdhrave të gjykatës që kërkojnë arrestimin e tij në raste të tjera.
Zgjedhjet parlamentare të Pakistanit priten në muajt e ardhshëm dhe vendimi e ndalon Khan të mbajë ndonjë post publik për pesë vitet e ardhshme.
Nuk dihet se si do të ndikojë vendimi i Gjykatës së Lartë në ndalimin e pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet e ardhshme, sipas Reuters.
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë