Gjykata e Posaçme i kthen SPAK-ut dosjen për ish-drejtorin e burgut 313-të
Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-drejtorit të burgut 313, Eduard Struga.
Ky i fundit u arrestua për korrupsion më 3 prill të vitit të kaluar.
Bashkë me të SPAK mori si të pandehur përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj dhe shtetasin Ervin Kurtulla.
Muajin e kaluar SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje dhe të tre personat akuzohen se i kanë kërkuar dhe marrë 457 mijë lekë ryshfet sipërmarrësit të kafeve me makineta, Ilirjan Paço në këmbim të një kontrate qiraje për të ushtruar aktivitetin në mjediset e paraburgimit.
Në fillim të vitit të kaluar dy zyrtarët i kanë kërkuar Paços 100 mijë lekë, para të cilat ai ia ka dhënë Ervin Kurtullës dhe ky i fundit Ahmetajt dhe Strugajt.
Dy zyrtarët në fjalë dhe personi i përfshirë në korrupsion po gjykohen për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në pjesëmarrjen në tenderë apo ankande publike”.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta