Gjykata e Posaçme lë në burg kryebashkiakun e Lushnjës

8 Korrik 2021 | 18:45

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 7 zyrtarët e lartë të Bashkisë Lushnjë ndërsa për 5 të tjerë është caktuar arrest shtëpie.

Në burg është lënë kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, Flamur Peqini bashkë me tre vartës të tij në këtë ndërmarrje si dhe dy administratorë të dy kompanive private të përfshirë në një tender që dyshohet se është abuziv.

Në burg, Gjykata e Posaçme ka lënë:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë “Loti” shpk

Bujar Murati, administrator i kompanisë “Euro Alb” shpk

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndërsa në arrest shtëpie u lanë:

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndaj 11 të arrestuarve SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera. Sipas SAPK këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar një kompani për rehabilitimin e nja kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 milionë lekë, duket se është dhe strumbullari i akuzave për kryebashkiakun Tushe.

Një ditë më parë, me vendim qeverie, Fatos Tushe u shkarkua nga detyra e tij si kryetar i Bashkisë së Lushnjës.

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore në përgjigjet e të cilave një prej zyrtarëve të bashkisë thotë se u është bërë mbledhje për t’i udhëzuar se çfarë do i thonë prokurorëve.

Mes bisedave të përgjuara janë dhe ato të dy biznesmenëve për tenderin abuziv të rehabilitimit të kanalit ujitës. Këta të fundit janë kushërinj me njëri-tjetrin si dhe miq të kryebashkiakut, Fatos Tushe dhe drejtorit të bashkisë, Flamur Peqini.

LEXONI GJITHASHTU:

“Do na marrë në pyetje SPAK”, përgjimet që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjës

Shkarkohet zyrtarisht nga detyra kryebashkiaku i Lushnjës

Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026