Gjykata e Posaçme lë në qeli me mbikëqyrje të thelluar Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e izolimit në qelitë me mbikëqyrje të thellë, njohur ndryshe edhe si “41 Bis”, të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.
Gjykata hodhi poshtë pretendimet dhe kërkesat e tyre duke lënë në fuqi vendimin e ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për izolimin e tyre.
Vendimi për rrëzimin e kësaj kërkese është marrë ditën e martë. Shullazi dhe Dani kërkuan të lirohen nga qelitë me mbikëqyrje të thelluar me argumentin se ata kanë pasur sjellje të mirë gjatë periudhës që kanë qenë në paraburgim.
Ata janë në qelitë speciale që prej korrikut të vitit 2020. Shullazi u arrestua në nëntor 2015 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën. Ata u akuzuan për grup të strukturuar kriminal dhe marrje prone me shantazh.
Tre vite më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, katërmbëdhjetë vite vetëm për Shullazin. Çështja është apeluar.
Lexoni gjithashtu:
Izolohet Emiljano Shullazi, transferohet së bashku me grupin e tij në regjim të posaçëm
Kushtetuesja nuk pranon padinë e Emiljano Shullazit, lë në fuqi vendimet e mëparshme
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta