Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën

7 Prill 2021 | 12:13

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i cili u arrestuar pranë selisë së PS në shkurt të 2020, pasi u kap me armë me vete.

Gjuta u fajësia për “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Vladimir Gjuta tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Gardës shkurtin e vitit të kaluar, pasi mbante një kapele dhe në atë moment drejt selisë së Partisë Socialiste po shkonte kryeministri Edi Rama.

Gjutës ju sekuestrua arma me 20 fishekë dhe një sasi e konsiderueshme valutë e huaj, euro dhe paund.

Pas marrjes në pyetje ai iu tha hetuesve se pistoletën e mbante pasi do këmbente shumën e parave në zonën e njohur si “Dollari”.

40-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar si i përfshirë në vendosjen e një sasie tritoli tek farmacia e Bashkim Tahirit, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lexoni gjithashtu:

Me pistoletë pranë selisë së Partisë Socialiste, arrestohet sërish Vladimir Gjuta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026