Gjykata Evropiane: Të rimbursohen turistët që nuk morën shërbimet gjatë pandemisë

13 Janar 2023 | 13:59

Udhëtarët paketat turistike të të cilëve u anuluan si pasojë e kufizimeve për të luftuar pandeminë e COVID-19 mund të kenë të drejtë për një rimbursim të pjesshëm.

Kështu ka deklaruar të enjten Gjykata Evropiane e Drejtësisë, pasi iu kërkua një opinion lidhur me çështjen nga një gjykatë në Gjermani.

Kjo e fundit po shqyrton rastin e dy personave që kishin blerë një paketë 2-javore pushimesh për në ishullin spanjoll Gran Kanaria, për më 13 mars 2020, kur pandemia sapo kishte prekur Evropën.

Ata kërkojnë një reduktim prej 70 për qind të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën dy ditë më vonë dhe për shkak të kthimit të tyre të parakohshëm.

Kur u vendosën kufizimet më 15 mars, plazhet u mbyllën, u zbatua një shtetrrethim dhe paditësit u lejuan të dilnin nga dhoma e hotelit vetëm për të ngrënë, deklaroi gjykata e BE-së.

Ndërsa dy ditë më vonë, ata u detyruan të ktheheshin në Gjermani. Operatori turistik refuzoi të bënte rimbursimin me argumentin se nuk mund të konsiderohet përgjegjës për atë që ndodhi.

Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se një udhëtari i takon reduktimi i çmimit të paketës së tij në rastin kur shërbimet që përfshin ajo nuk zbatohen për shkak të kufizimeve, siç ndodhi në rastin e COVID-19.

Institucioni theksoi se, nuk ka rëndësi nëse kufizime të tilla vendosen në vendin e banimit të udhëtarit, apo në vende të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026