Gjykata federale amerikane rrëzon paktin me “trurin” e sulmeve të 11 shtatorit

12 Korrik 2025 | 14:57

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara rrëzoi një marrëveshje që do t’i kishte lejuar personit të konsideruar si truri i sulmeve të 11 shtatorit 2001, të vetëdeklarohej fajtor dhe t’i shpëtonte dënimit kapital.

Vendimi i marrë nga një panel i gjykatës me seli në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, zhbën një përpjekje për të përmbledhur mbi 2 dekada procedim ushtarak të shoqëruar nga probleme të thella ligjore dhe logjistike.

Ai sinjalizon se beteja e ushtrisë dhe administratës amerikane për të bërë drejtësi ndaj njeriut që ka orkestruar një nga sulmet më fatale në tokën amerikane, nuk do të përfundojë aq shpejt.

Marrëveshja ishte negociuar në 2 vitet e fundit dhe ishte aprovuar nga prokurorët ushtarakë dhe një zyrtar i Pentagonit, që kishte për detyrë mbikëqyrjen e të burgosurve në Gjirin e Guantanamos, duke përcaktuar dënime të njëpasnjëshme të përjetshme për Khalid Sheikh Mohammed dhe dy të pandehur të tjerë.

Mohammed akuzohet se përgatiti dhe udhëhoqi komplotin për të përplasur avionët e marrë peng ndaj dy kullave të World Trade Centre dhe Pentagonit. Ndërkohë, një tjetër avion i marrë gjithashtu peng u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Familjarët e viktimave të sulmeve ishin të ndarë sa i takon marrëveshjes. Disa prej tyre e kundërshtuan atë duke deklaruar se vijimi i procesit ishte shtegu më i mirë për të arritur drejtësinë dhe për të hedhur më shumë dritë mbi sulmin terrorist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori

Policia franceze ka arrestuar një burrë që sulmoi tre gra me thikë në zonën Porte de Clichy të Parisit të hënën, njoftoi Ministri i Brendshëm...
14:54 | 27/07/2026

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 ton kokainë dhe arrestuan katër persona në një operacion të madh ndërkombëtar në Oqeanin Atlantik, thanë të hënën...
14:42 | 27/07/2026

Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bëhet vizitori i parë ndërkombëtar i kryeministrit të ri britanik Andy Burnham, kur ata të takohen në Mbretërinë e...
14:28 | 27/07/2026