Gjykata italiane dënon mjekun për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës Davide Astori
Një gjykatë në Itali dënoi me një vit burg mjekun sportiv që kujdesej për skuadrën e Fiorentinës në periudhën kur kapiteni Davide Astori humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Giorgio Galanti ishte i vetmi i pandehur në çështjen e ngritur nga prokuroria italiane për rastin e 4 marsit 2018 që tronditi botën e futbollit.
Astori u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare pak përpara një ndeshjeje të Serie-A kundër Udineses. Shokët e skuadrës e gjetën të pajetë në dhomën e hotelit. Sipas autopsisë ai u godit nga një aritmi teksa ishte në gjendje gjumi.
Doktori Galanti, asokohe drejtues i stafit mjekësor të spitalit Careggi në Firence, ishte personi i fundit që e kishte vizituar Astorin verën e vitit 2017 – shtatë muaj para vdekjes, – dhe i kishte dhënë atij dritën jeshile për të vijuar aktivitetet sportive.
Gjykata vendosi të hënën se Galanti ishte përgjegjës për shëndetin e lojtarëve dhe duhej ta kishte parandaluar vijimin e karrierës së Astorit përballë situatës shëndetësore që kishte. Për këtë atij iu dha një vit burg, që u kalua në dënim me kusht dhe paralelisht një gjobë prej 1 milionë euro si detyrim për t’i paguar familjes së Astorit.
Avokatët e Galantit kundërshtuan vendimin dhe thanë se çështja do të kalojë në apel. Avokati i tij, Sigfrido Fenyes tha se mjeku “ka bërë në mënyrë korrekte detyrën”.
Vdekja e Astorit tronditi botën e futbollit italian, teksa kapiteni i Fiorentinës ishte edhe lojtar i kombëtares.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta