Gjykata italiane liron nga burgu kushëririn e ish-ministrit Tahiri, dënuar me 15 vite për trafik droge

29 Maj 2020 | 08:13

Gjykata e Apelit në Katania vendosi sot të lirojë pas 2 vite e gjysmë burg Moisi Habilajn.

Lajmi është njoftuar nga mediat lokale, të cilat raportojnë se 42-vjeçari është kaluar në masën arrest shtëpie, masë e kërkuar nga avokatët e tij mbrojtës.

Kështu deri në një vendim përfundimtar të rishqyrtimit të çështjes, Habilaj nuk do të jetë në burg.

Vlonjati qe arrestuar më 17 tetor 2017 bashkë me10 persona të tjerë pas një aksioni anti-drogë të mbiquajtur “Rosa dei venti” (Trëndafili i erës). Autoritetet italiane dyshonin se grupi, me kontakte të forta në familjet mafioze të Siçilisë, qarkullonte kanabis dhe armë me xhiro deri në 20 milionë euro.

Përveç Habilajt, qenë arrestuar edhe Maridian Sulaj e Fatmir Minaj.

Moisi Habilaj akuzohej se ishte shefi i grupit dhe që falë kontakteve me ish-ministrin Saimir Tahiri lehtësonte lëvizjet e jashtëligjshme nga Shqipëria në Itali.

Në fakt për shkak të përgjimeve të tij dhe përmendjes së ish-ministrit Tahiri, Habilaj implikoi edhe këtë të fundit në këtë çështje.

Vitin e shkuar Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 10 muaj burg.

Me masën e re, Habilaj do të qëndrojë në Itali në arrest shtëpie, arrest që do ta kryejë në banesën e vëllait në Catania.

 

Lexoni gjithashtu:

Shtyhet për herë të shtatë gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Çela

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026