Gjykata jep nesër vendimin për kolegjin turk, “Mehmet Akif”

3 Tetor 2022 | 18:43

Ditën e nesërme, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë do të japë vendimin në lidhje me mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif”.

Mësohet se vendimi për këtë kolegj, do të jepet në orën 08:30.

Më 26 shtator, gjimnazistet e kolegjit “Mehmet Akif”, protestuan kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor.

Ata u mbledhën para ministrisë së Arsimit, ndërsa thanë për mikrofonin e Euronews Albania se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.

Qeveria vendosi më 22 shtator, për mbylljen  “Mehmet Akif”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.

Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026