Gjykata Kushtetuese, KED përjashton nga gara tre kandidatë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për t’u emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, tre kandidatë. Në mbledhjen e sotme të KED, është vendosur që t’u ndalohet kandidimi për Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanj.
Sipas KED kandidatët kanë pasur “mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancave të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë duke vendosur të informojë këto organe mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre.
Gjithashtu, ky këshill do të njoftojë Presidentin dhe Kuvendin se do të fillojë të kryeje veprimet paraprake të fazës pasardhëse.
Një veprim i tillë i KED duket se lidhet me faktin se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është kusht për hapjen e negociatave si dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për emërimin e të paktën dy anëtarëve të rinj brenda 31 dhjetori.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta