Gjykata Kushtetuese, KED pritet të miratojë emrat e kandidatëve
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet t’i dërgojë sot emrat Kuvendit dhe Presidentit për dy vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme të KED është diskutuar pikërisht për miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve.
Një prej anëtarëve do të përzgjidhet nga Presidenti kurse një tjetër do të votohet me shumicë në Kuvend.
Deri tani i sigurt është emri i kandidatit Altin Binaj, ndërkohë Kushtetuta e kërkon që në listë duhet të jenë të paktën tre kandidatë ku më pas Presidenti dhe Kuvendi do të përzgjedhin një prej tyre.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm katër anëtarë dhe nevojiten të paktën dhe dy emërime të reja për ta bërë këtë organ funksional.
Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e huaj në Tiranë vazhdimisht kanë bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale para fundit të këtij viti pasi mbetet një prej kushteve kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE.
Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë anëtare vetëm katër zonjat, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, ndërkohë që pesë vendet e tjera mbeten vakante.
Lexoni gjithashtu:
Vakancat në Kushtetuese, Apeli rrëzon padinë e Shaqir Hasanajt
Kim dhe Soreca thirrje KED-së të përmbyllë vlerësimet e kandidatëve për në Kushtetuese
Ylli Manjani: Rreziku që i kanoset Shqipërisë nga një Gjykatë Kushtetuese me 6 anëtarë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta