Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim tri dosjet e para

8 Janar 2021 | 21:01

Gjykata Kushtetuese tashmë është funksionale dhe duke nisur nga fundi i janarit do të marrë në shqyrtim çështjet e para. Çështja e parë do të merret në shqyrtim më 26 janar, ku me kërkesë të Gjykatës së Tiranës kërkohet shfuqizimi i papajtueshëm me Kushtetutën i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit” në Kodin e Procedurës Penale.

Ndërkohë më 4 shkurt është parashikuar çështja gjyqësore e një qytetari me Entin Kombëtar të Banesave kurse më 11 shkurt shqyrtohet kërkesa e shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” për të shfuqizuar një pjesë të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Deri në muajin shkurt pritet të shqyrtohen të paktën 20 dosje. Një nga çështjet më të nxehta lidhet me zgjedhjet e kaluara pasi në korrik të vitit 2019 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë paraqiti një ankimim ku e konsideron procesin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 si antikushtetues për shkak te mungesës se alternativave në zgjedhje. 

Krahas çështjeve të nxehta si zgjedhjet e 30 qershorit, ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta lidhur me emërimin dhe shkarkimin e ministrave, përplasje që nisi pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm.

Gjykata Kushtetuese është plotësuar tashmë me 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej. Kuvendi dhe Presidenti kanë emëruar nga tre anëtarë përkatësisht ndërsa tre anëtarë të rinj do të emërohen nga Gjykata e Lartë.

Pak ditë më parë, 7 anëtarët mbajtën mbledhjen e parë e cila zgjati më shumë se 5 orë. Vitore Tusha në cilësinë e gjyqtarit me të vjetër në detyrë do të vijojë ushtrimin e kompetencave të kryetarit, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026