Gjykata Kushtetuese nis punën për të zgjedhur kryetarin e ri
Mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka zgjatur më shumë se pesë orë dhe mësohet se është vendosur të fillojë procesi i hartimit të rregullave procedurale e administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës.
Po ashtu Vitore Tusha në cilësinë e gjyqtarit me të vjetër në detyrë do të vijojë ushtrimin e kompetencave të kryetarit, deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri.
Mbledhja e gjyqtarëve vendosi të caktojë edhe përbërjen e tre kolegjeve për vitin 2021 si dhe të caktojë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre.
Burime pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se gjykimi i çështjeve mendohet të nisë nga java e ardhshme dhe deri në muajin shkurt pritet të shqyrtohen të paktën 20 dosje.
Krahas çështjeve të nxehta si zgjedhjet e 30 qershorit, ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta lidhur me emërimin dhe shkarkimin e ministrave, përplasje që nisi pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm.
Gjykata Kushtetuese në përbërjen e saj ka shtatë anëtarë, por funksionimi i plotë sipas Kushtetutës sanksionon të ketë nëntë të tillë.
Bërja funksionale e Kushtetueses brenda 2020 ishte një kërkesë e ambasadorëve të SHBA dhe të Bashkimit Evropian, të cilët inkurajuan palët e përfshira në këtë proces, të bashkëpunojnë ngushtë për t’i dhënë vendit një gjykatë funksionale, objektiv ky, i cili tashmë është arritur.
Lexoni gjithashtu:
Sonila Bejtja betohet sot para presidentit Meta, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Vakanca në Kushtetuese, sot mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Presidenti Ilir Meta dekreton anëtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese
Ambasadorët Soreca dhe Kim përshëndesin emërimin e gjyqtarit të 7-të Kushtetuese
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon emrin e radhës presidentit Meta
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta