Gjykata Kushtetuese publikon pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për zgjedhjet vendore të 30 qershorit

15 Korrik 2021 | 14:33

Gjykata Kushtetuese ka bërë sot publike pyetjet me të cilat i është drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Tre pyetjet lidhen me faktin nëse ka të drejtë Gjykata të vlerësojë kushtetutshmërinë e zgjedhjeve; Cili parim kushtetues mbizotëron: Periodiciteti i zgjedhjeve apo pluralizmi politik? dhe së fundmi a ka cenuar sjella e autoriteteve dhe e partive të drejtën
e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje?

Ligjshmëria e zgjedhjeve lokale që u mbajtën pa pjesëmarrjen e opozitës prodhoi një shumicë socialiste në krye të bashkive të vendit.

Çështja iu paraqit Kushtetueses nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi shpalljen e tyre të pavlefshme.

“Kushtetuesja” u shpreh se çështja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve është një rast unik për drejtësinë shqiptare dhe kërkon mendim më të specializuar, ndaj vendosi të pezullojë gjykimin dhe të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim.

Pyetja nr. 1: A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja nr. 2:  Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja nr. 3: Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

“Venecia” pritet të publikojë opinionin në muajin tetor mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026