Gjykata Kushtetuese e cilëson godinën e Teatrit me vlera kulturore
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e plotë për Teatrin Kombëtar, ku e shpalli të papajtueshme me Kushtetutën procedurën për negocimin dhe lidhjen e kontratës për ndërtimin e godinës së re.
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për t’ia kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin ku ishte ndërtuar godina e shembur. Sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi në pronësi nga qeveria tek bashkia duhet bërë me ligj dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave.
Gjykata Kushtetuese pavarësisht se thekson që “nuk është në kompetencë të saj të analizojë nëse Teatri Kombëtar është apo jo vlerë kulturore kombëtare”, megjithatë, ajo konstaton se ai ka mbartur cilësi emocionale, shpirtërore dhe kulturore të veçanta në historinë e vendit.
Gjykata Kushtetuese vlerëson se nga dokumentacioni i paraqitur nga palët pjesëmarrëse në gjykimin kushtetues nuk rezulton qartësisht se cilat kritere mungonin që ky objekt të shpallej me vlerë kulturore, si dhe përse nuk ka mbizotëruar nevoja për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të tij.
Në vendim nënvizohet se “ndonëse Kuvendi ka miratuar një ligj me standarde bashkëkohore për trashëgiminë kulturore, në të cilin parashikohet edhe kriteri kohor i vjetërsisë më shumë se 70 vjet, nuk rezulton të jetë bërë verifikimi i interesit kulturor publik për Teatrin Kombëtar, që është një tregues i mungesës së koherencës së veprimeve të organeve shtetërore”.
Godinat e Teatrit Kombëtar janë ndërtuar në vitin 1938, sipas projektit të arkitektit Italian G.B. Ai ka qenë konceptuar si një kompleks rekreativ, në përbërje të të cilit ishte kinoteatri “Savoia” (me 800 vende).
Në kinoteatrin “Savoia” u shfaqën pjesë teatrore dhe për herë të parë në Shqipëri, opera e koncerte të muzikës klasike, por edhe koncerte të muzikës folklorike shqiptare. Në vitin 1945 u dha premiera e parë “Topazi”, e cila shënoi edhe lindjen e të parit teatër profesionist në Shqipëri.
Prej 73 vjetësh kompleksi i godinave ka qenë selia e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, një nga institucionet artistike më të rëndësishme në vend, në të cilin kanë lindur të gjitha institucionet kombëtare të artit skenik dhe edukimit artistik.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb mes përplasjeve më 17 maj të vitit të kaluar pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilët kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.
LEXONI GJITHASHTU:
Veliaj thotë se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë bashkisë për shembjen e teatrit
Juristi Jordan Daci: Ministria e Kulturës mund të detyrohet ta ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ka qenë
Teatri Kombëtar, Basha: Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta