Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin, ish-këshilltari Mustafaj: Nuk do të thotë se listat janë hapur
Dardan Mustafaj, ish-këshilltar i Gjykatës Kushtetuese tha për Euronews Albania se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili shfuqizoi herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë, nuk do të thotë se listat janë hapur.
Sipas z. Mustafaj, vendimi i një dite më parë nuk tregon se tashmë vullneti i qytetarëve do të përcaktojnë kandidatët në listat për deputetë.
Kandidatët në lista përcaktohen sipas renditjes së partive, nënvizoi z. Mustafaj, teksa shtoi se i vetmi nen që është shfuqizuar është ai që thoshte se ai kandidat që thyente herësin prej 10 mijë votash, mund të merrte mandatin e deputetit.
Z. Mustafaj theksoi se vendimi i Kushtetueses nuk do të ketë ndonjë ndikim tek zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, Kushtetuesja duket se nuk i ka konsideruar shkeljet në atë masë sa për t’i shfuqizuar zgjedhjet.
Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë më 30 qershor pikën 3 të Nenit 163 në Kodin Zgjedhor, i cili flet për herësin në shpërndarjen e mandateve për deputetë.
Kjo pikë parashikonte që kandidatët, të cilët mund të ishin vendosur në listën e sigurt të kryetarëve të partive, mund të rrezikonin vendin në parlament vetëm në rastin kur kandidatët e tjerë të renditur më poshtë siguronin vota sa mesatarja që i është dashur partisë për të siguruar një mandat herësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta