Gjykata lë në burg 2 shokët e Aldi Ramës, avokati: Nuk kanë lidhje me vrasësin

1 Tetor 2021 | 14:51

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 të rinjtë, Armando Marku dhe Kristian Sherri, të cilët ishin në të njëjtin automjet me 21-vjeçarin Aldi Rama ditën që ai vrau me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë. Dy të rinjtë gjendeshin në vendet e para të automjetit që u ndalua nga grupi i policëve, mes të cilëve edhe efektivi i vrarë.

Policia sqaroi në një njoftim zyrtar pas ngjarjes se 2 të rinjtë i ishin bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe për t’u kontrolluar. 21-vjeçari Aldi Rama, i cili ndodhej në sediljen e pasme të mjetit, urdhrit të efektivit Hoxha për t’i treguar dokumentin e identifikimit iu përgjigj me plumba.

Ndërkohë, avokati i të arrestuarve tha për mediat se vendimi gjykatës është në mbrojtje të veprimeve të paligjshme të policisë, të cilët në momentin e ndalimit të makinës së të rinjve nuk kishin asnjë shenjë dalluese.

“Policët ishin pa asnjë shenjë dalluese kur ndaluan makinën e të rinjve. Gjykata po mbron veprimet e paligjshme të policisë. Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, ndryshe do kishin ikur bashkë me të”, u shpreh avokati i të rinjve.

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë kur Rama qëlloi me armë zjarri policin 45-vjeçar nga brenda makinës ku ndodhej, ndërsa Hoxha e ndaloi për t’i kontrolluar kartën e identitetit në kuadër të një operacioni anti-drogë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026