Gjykata lë në qeli babain e Arbër Çekajt, i akuzuar për trafik droge
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën për lirim të Selim Çekaj, të arrestuar për trafikimin e 49 kg kokainë.
Në seancën e fundit, Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës që Çekaj të lirohet nga qelia, por gjykata refuzoi duke lënë masën e “arrestit me burg”.
Çekaj u arrestua më 1 prill, pasi policia gjeti 49 kg kokainë të fshehura në trupin e kontejnerit që kishte transportuar një porosi të kompanisë së tij të importit të frutave.
Para hetuesve Çekaj ka mohuar lidhjet me drogën duke këmbëngulur se ka porositur vetëm ngarkesën me banane nga Ekuadori.
Autoritetet e lidhin këtë çështje me të birin e Selim Çekajt, Arbër Çekajn. Ky u arrestua në Gjermani në vitin 2018 për 613 kg kokainë që u kapën në Maminas.
Dy vite më vonë, Gjykata e Posaçme e dënoi Arbërin dhe dy punonjës të kompanisë së tij me një total prej 24 vitesh burg. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.
Arbëri e ka mohuar vazhdimisht akuzën duke pretenduar se familjes së tij i është organizuar një rreng nga grupet kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta