Gjykata rrëzon për herë të tetë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-gjyqtares

14 Shtator 2021 | 09:45

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për lirim.

Ish-gjyqtarja ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë duke paraqitur edhe akt-ekspertiza se fëmijët e saj janë me probleme shëndetësore. Por gjykata ka refuzuar sërish të marrë parasysh kërkesën e saj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

Ish-gjyqtarja u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026