Gjykata spanjolle dënon me 30 vjet burg një prift për abuzim seksual

13 Shtator 2022 | 22:51

Gjykata e Lartë e Spanjës konfirmoi dënimin me 30 vjet burg që një gjykatë më e ulët vendosi ndaj një ish-prifti për abuzim seksual me shtatë djem që ai i jepte mësim në një shkollë me konvikt teologjik, raporton Associated Press.

Gjykata konstatoi se abuzimi ndodhi midis viteve 2013 dhe 2016 në një shkollë në qytetin Cijudad Real dhe viktimat ishin rreth 13 vjeç në atë kohë.

Gjatë mësimeve të notit, i akuzuari ka luajtur lojëra me disa djem, duke i tërhequr në ujë duke i kapur organet gjenitale dhe ka bërë që disa prej viktimave të qëndrojnë lakuriq para tij si “provë besimi”.

Në vitin 2020, ai u dënua me 30 vjet burg për abuzim seksual.

Ish-prifti u ankua në Gjykatën e Lartë, e cila sot la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e gjobitur me 52.920 euro dhe duke e urdhëruar të paguajë 2 mijë euro dëmshpërblim për secilën viktimë.

Shoqata që përfaqëson viktimat e abuzimit nga priftërinjtë kur ishin të mitur (ANIR) e mirëpriti vendimin e gjykatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026