Gjykata Speciale jep arsyet e arrestimit të kryetarit të OVL-së Hysni Gucati

25 Shtator 2020 | 15:45

Zyra për shtyp e Gjykatës Speciale të Hagës sqaroi mbrëmjen e së premtes se arrestoi përmes Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, Hysni Gucati, pasi ky ka “penguar administrimin e drejtësisë” duke publikuar “informacione konfidenciale” të rrjedhura prej saj.

“Për të dyshuarin [Gucati] është lëshuar fletë-arresti për vepra penale kundër administrimit të së drejtës, praktikisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures,” – u tha në një komunikatë për shtyp lëshuar nga Zyra për shtyp e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ku shtohej se seanca e parë gjyqësore ndaj kryetarit të OVL-së do të jetë e hapur dhe do të transmetohet online.

Rreth orës 20:30, ZPS bëri publike edhe urdhër-arrestin ku thuhej se ai u bë pasi Gucati zhvilloi tre konferenca për shtyp, më 7, 16 dhe 22 shtator, konferenca në të cilat ka bërë të njohur informacione konfidenciale që mund të dëmtojnë procese hetimore.

Më herët në pasdite, zyra për shtyp e ZPS-së nuk pati dhënë koment pas interesimit të korrespondentes së Euronews Albania, Erjonë Popova.

Në një deklaratë tjetër ZPS sqaroi pozitat e angazhimit të EULEX-it në procedurat e arrestimit ku u tha se “EULEX dha mbështetje operative për ZPS-në” duke u theksuar se mbështetja ishte “në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin në fuqi të Kosovës”.

Me këtë koment ZPS i dha përgjigje argumenteve të shumta të dhëna gjatë ditës se EULEX-i nuk mund të arrestonte vetë qytetarë të Kosovës dhe kishte vepruar të premten në shkelje të kompetencave të saj.

Në mbrëmje edhe EULEX lëshoi një deklaratë ku mbajti të njëjtin qendrim se “Gucati u arrestua në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Qoftë Dhomat e Specializuara, qoftë dhe EULEX nuk përmendën deklaratat e tyre arrestimin e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj u arrestuan të premten disa javë pasi Organizata e Veteranëve të Luftës mori disa dokumente të rrjedhura nga Gjykata Speciale.

Gucati pati deklaruar në media se këto dokumente tregonin lidhje të Prokurorisë Speciale me Prokurorinë e Serbisë. Pjesë nga dokumentet u bënë publike. Ndërsa Haradinaj u arrestua pak pasi dha një intervistë për Euronews Albania ku u zotua se nëse OVL-së do t’i gjendeshin sërish dokumente të rrjedhura do t’i përhapte edhe më shumë për publikun.

 

Lexoni gjithashtu:

Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK

Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj

Avokati i OVL-së, Tomë Gashi: Gucati u arrestua prej publikimit të dokumenteve të rrjedhura nga Gjykata Speciale

Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX

EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK

Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026