Gjykatat e Korçës në ‘kolaps’ të plotë për shkak të vettingut

12 Tetor 2021 | 16:25

Shkarkimi në masë i gjyqtarëve nga procesi i vettingut, por edhe dorëheqjet e shumta kanë bërë që gjykata e Korçës të mbetet me vetëm 4 gjyqtarë nga 14 që kërkon sistemi gjyqësor.

Për këtë arsye kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arnen Lena bashkë me kolegë të tjerë në një prononcim për mediat e kanë quajtur këtë fakt skandaloz e kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme, sipas ligjit.

“Kemi pasur një gjendje kolapsi në gjykatën e apelit ku për hir të së vërtetës duhet të themi që në Gjykatën e Apelit janë komanduar gjykatës së shkallës së parë, e cila dihet shumë mirë nga njerëzit që punojnë në sistemin e drejtësisë që nuk është e ligjshme pasi gjykatësit e shkallës së parë nuk mund të gjykojnë në gjykatat e apelit dhe në këto gjykata mund të komandohen njerëz që janë në të njëjtin nivel por megjithatë është një zgjidhje e pranueshme sepse nëse nuk do komandoheshin edhe këta shkonte në kolaps të plotë. Për këtë arsye, ne si Dhomë e Avokatisë Korçë i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të gjejnë mënyrën për plotësimin sa më parë të vendeve vakante”,  tha ai.

Me një ton më të ashpër ka folur avokatja Entela Dvorani duke apeluar se qytetarët në këtë Gjykatë nuk mund të presin zgjidhje, pasi një çështje kërkon 5 vite të shqyrtohet.

“Sot vijmë e ju themi qytetarëve kërkesat tuaja janë në dekadencë. Përpara kësaj gjykate janë të pazgjidhshme. Ju lutem si qytetar konfliktin brenda familjes, brenda bashkëpronësisë ruajeni me qetësi, sepse gjykata është ineficente. Kërkesat tuaja do vijnë këtu dhe do duan 5 vite të marrin zgjidhje. Ju jeni të gjithë përpara kësaj gjykate që nuk funksionon. Jeni përpara një kolapsi gjyqësor”, tha ajo.

Ariola Kristo e shkarkuar nga Vetiungu, Markelian Kuqo i shkarkuar nga KLGJ, Gentian Dokollari i transferuar përkohësisht në gjykatën e Kavajës, Flojera Davidhi e transferuar në KLGJ, Iva Zemani e komanduar në Gjykatën e larte e vdekja e gjyqtarit Maksim Qirjazi ka bërë që problemi në gjykatën e rrethit gjyqësor të Korçë të ndikojë drejtpërdrejti në qytetarët që presin zgjidhjen e halleve të tyre.

E njëjta problematikë është edhe në gjykatën e apelit të Korçës. 6 gjyqtarët që duhet të ishin pjesë e kësaj Gjykate janë shkarkuar ose janë pezulluar.

Kanë dhënë dorëheqjen gjyqtarët Stavri Kallco, te shkarkuar Entela Prifti, Sotiraq Lubonja e janë pezulluar Brunilda Orhani, Etleva Temo, Olsi Xhavella.

Të dy gjykatat kanë më tepër se 1000 çështje në shqyrtim që presin të marrin zgjidhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026