Gjykimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së, avokati Hodaj: Aktakuza e Speciales nuk është e qartë

19 Nëntor 2020 | 08:29

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina me avokatin e licensuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj mësuam se gjykimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së do të marrë kohë të gjatë.

Ai tregoi për Euronews Albania se ende jemi në procedurë paraprake dhe seanca e 18 nëntorit ishte me qëllim që mbrojtja dhe prokuroria të parashikojnë se kur munden ata të planifikojnë kryerjen e plotë të kësaj procedure dhe fillimin e shqyrtimit kryesor.

Hodaj sqaroi gjithashtu se këto konferenca statusore siç është ajo që kaloi apo dhe një koferencë që pritet në dhjetor i referohen vetëm çështjes se sa palët  kanë përmbushur detyrimet ndaj njëra tjetrës apo sa i kanë përfillur urdhrat e gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Kjo Gjykatë që prej fillimit ka qenë shumë strikte dhe kofidenciale sepse do t’i mbrojë dëshmitarët dhe ka shkuar në këtë procedurë me aktakuzë tepër të redaktuar dhe pak a shumë nuk dihet as për cilat vepra konkrete akuzohen,” – përfundoi ai teksa shtoi se nëse e sheh aktakuzën përveç elementeve kryesorë nuk arrin të kuptosh shumë.

Për këtë arsye avokatët mbrojtës kanë kërkuar që aktakuzat të jenë sa më pak të redaktuara të jetë e mundur në mënyrë që të paraqesin mbrojtjen e duhur.

 

Lexoni gjithashtu: 

”Janë të pështira dhe të turpshme”, Franko Egro kritikon përplasjet e brendshme të politikës shqiptare mbi UÇK-në

Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së, Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria Speciale: Janë 1842 zëra, kërkojmë masa mbrojtëse për disa dëshmitarë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026