Gjyqi për Agimin e Artë, të mërkurën vendimi; priten protesta
Gjyqi për të vendosur nëse partia e ekstremit të djathtë në Greqi ishte përfshirë në aktivitete kriminale pritet të mbyllet të mërkurën, pas 5 vjet seanca në gjykatat greke.
Liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, që habitën mbarë vendin kur hynë për herë të parë në Parlament në vitin 2012, kanë qenë në gjyq që prej vitit 2015 nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale.
Policia arrestoi liderin dhe anëtarët e partisë pas vrasjes së një këngëtari antifashist nga një mbështetës i ekstremistëve në vitin 2013. Vrasja e Pavlos Fisas shkaktoi protesta në mbarë vendin.
Të pandehurit u akuzuan gjithashtu për një seri sulmesh të tjera ndaj emigrantëve, por i mohojnë akuzat. Mes të akuzuarve është personi i vetëshpallur si mbështetës i Agimit të Artë, i cili konsiderohet dhe vrasësi material i Fisas.
Lideri i partisë ekstremiste, Nikos Mihaloliakos, bashkë me disa ligjvënës të tjerë, u liruan nga burgu në 2015-n, pasi afati 18-mujor i burgimit përfundoi.
Në vitin 2012, Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e stilit ushtarak dhe përshëndetjet naziste, fitoi për herë të parë disa vende në Parlament, pasi siguroi votat e grekëve të pakënaqur me masat kundër krizës ekonomike dhe praninë e rritur të emigrantëve. Subjekti politik qëndroi në Parlament deri në zgjedhjet e vitit 2019, kur dështoi të kalonte pragun elektoral.
Gjatë procesit gjyqësor janë dëgjuar dëshmitarë të shumtë, janë ndryshuar vendet për arsye sigurie dhe procedimet janë shtyrë disa herë.
Të mërkurën, kur do të jepet vendimi, priten protesta të grupeve antifashiste jashtë selisë së gjykatës së Athinës.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta