Gjyqtarët që i ulën dënimin Dritan Dajtit kërkojnë kthimin e parave të sekuestruara nga gjykata
Vendimi i GJKKO që pushoi hetimet për korrupsion ndaj tre gjyqtarëve që pranuan kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duket se nuk mjafton për ta. Me një kërkesë drejtuar gjykatës speciale tre gjyqtarët kërkojnë kthimin e shumës prej 18 mijë eurosh që iu sekuestruan në banesa dhe disa sende personale.
Vendimi i gjykatës thekson se shuma prej 17 mijë euro që iu gjet gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij, do të vijojë të jetë e sekuestruar për shkak se ndaj gjyqtarit ka nisur hetim pasuror. Po kështu nën sekuestro do të qëndrojnë edhe 1 mijë e 700 euro që iu gjetën gjyqtarit Petrit Aliaj, por edhe një telefon celular në pronësi të Aleks Nikollit.
Por, kundër këtij vendimi krahas gjyqtarëve është edhe SPAK-u, i cili me një kërkesë drejtuar GJKKO ka ankimuar sekuestron ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj e Aleks Nikolli.
Sipas Prokurorisë Speciale për sa kohë u provua që pasuritë janë të ligjshme dhe hetimi për korrupsion pushoi gjyqtarëve duhet t’u kthehen shumat monetare dhe telefonat.
Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër punonjësve të policisë në gusht të 2009-s. Ndërsa shkurtin e kaluar treshja e gjyqtarëve të Apelit pranuan kërkesën e Dajtiti duke e dënuar atë me 25 vite burgim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta