Gjyqtari “i dhëmbshur” Frank Caprio, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare

21 Gusht 2025 | 10:13

Frank Caprio, gjyqtari i famshëm në SHBA dhe një prej figurave të njohura në rrjet ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Informacioni u bë i ditur nga familja e tij përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku u njoftua se ai ndërroi jetë pas një betejë me kancerin e pankreasit.

Në deklaratë, ai u kujtua për “ngrohtësinë” e tij dhe “besimin e palëkundur në mirësinë e njerëzve”.

Djali i tij, David Caprio, falënderoi të gjithë ndjekësit për dashurinë dhe mbështetjen, duke i ftuar që të “përhapin pak mirësi” në kujtim të babait të tij.

I dashur për publikun për humorin dhe dhembshurinë në sallën e gjyqit, Caprio fitoi famë botërore me emisionin Caught in Providence, klipet e të cilit kanë grumbulluar miliarda shikime në rrjetet sociale. Kjo e bëri atë të njihej si “gjyqtari më i mirë në botë”, raporton BBC.

Kompania televizive Debmar-Mercury, që prodhoi programin, i bëri homazh Caprios për “stil unik, të mbushur me dhembshuri dhe qasje të shëndoshë ndaj drejtësisë”, duke shtuar: “Do të na mungojë shumë.”

Gjatë karrierës së tij, Caprio ka gjykuar mijëra çështje në qytetin e tij të lindjes, Providence, Rhode Island, përpara se të niste rrugëtimin televiziv. Emisioni u nominua për tre çmime Daytime Emmy, ndërsa ai vetë mori dy nominime vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026