Anëtari i dhjetë i Gjykatës së Lartë zgjidh ngërçin në Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të mërkurë emërimin e Arbena Ahmetit si gjyqtarja më e re e Gjykatës së Lartë.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 gjyqtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë.
Plotësimi i Gjykatës së Lartë me 10 anëtarë i hap rrugën plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se zgjedhja e 3 anëtarëve të Kushtetueses kishte ngecur për shkak të mungesës së kuorumit në Gjykatën e Lartë.
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 7 anëtarë: Vitore Tusha kryetare; Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.
Por, përfundimi i mandateve të gjyqtarëve Altin Binaj dhe Përparim Kalo pritet ta lërë Kushtetuese me 5 anëtarë gjithsej.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të ketë 9 anëtarë merren me 5 vota. Në të kundërt çdo vendim nuk mund të marrë fuqi kushtetuese.
Dekreti i presidentit u përshëndet edhe nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim.
We welcome continued cooperation among institutions to implement justice reform, including today’s appointment by Presidency of the 10th judge to High Court. This increases functionality of High Ct, also enables High Ct to appoint a judge for Const’l Ct. https://t.co/GP43v7i4Zk
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 16, 2022
Disa ditë më parë presidenti Meta publikoi listën e 10 kandidatëve që kanë aplikuar për të zënë vendin e gjyqtarit Përparim Kalo në Gjykatën Kushtetuese, mandati i të cilit mbaron në prill.
Mes emrave që kanë aplikuar për këtë pozicion është edhe ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe Arta Vorpsi, emri i të cilës është refuzuar më herët nga Meta për Kushtetuesen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta