Gjyqtarja e 7-të e Kushtetueses/ Kush është Sonila Bejtja
Sonila Bejtja është betuar sot para Presidentit të Republikës duke u bërë zyrtarisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
46-vjeçarja ka plotësuar vakancën e krijuar pas dorëheqjes së ish-gjyqtarit Besnik Muçi, i cili pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën u rrëzua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Për këtë vakancë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ia dërgoi emrin e Sonila Bejtja, kreut të shtetit duke e renditur kandidaturën e saj me 76.83 pikë.
Sonila Bejtja është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Milanos në vitet 1994-2000 me rezultate të larta.
Pas universitetit, znj. Bejtja ka marrë titullin e Avokates nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve në Tiranë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë dhe titullin e Noteres nga Dhoma Kombëtare e Noterëve në Tiranë.
Në periudhën 2000-2001, znj. Bejtja ka kryer një trajnim si pjesë e Bankës Botërore për konsulencë ligjore. Ajo është njohëse e mirë e gjuhëve të huaja si anglisht, italisht dhe frëngjisht.
Lexoni gjithashtu:
Anëtari i 6-të i Kushtetueses/ Kush është Përparim Kalo
Anëtari i 5-të i Kushtetueses/ Kush është Altin Binaj
Anëtarja e 4-të e Kushtetueses/ Kush është Fiona Papajorgji
Anëtarja e 3-të e Kushtetueses/ Kush është Marsida Xhaferllari
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta