Goditet grupi kriminal në Itali, në pranga 10 persona, mes tyre dhe shqiptarë
16 Nëntor 2022 |
19:08
Policia italiane ka arrestuar 10 persona në kuadër të goditjes së një grupi kriminal në Firence që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas mediave vendase të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të bërë të mundur transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
8 prej tyre përfunduan në burg, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpie, ku mes tyre janë shqiptarë, rumunë dhe afrikano-veriorë.
Deri më tani janë sekuestruar mbi 4.5 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë dhe 110 kg kanabis, raportojnë mediat.
Me bazën e saj operative në Prato, organizata kriminale kishte dërguar edhe sasi të mëdha lëndësh narkotike në territorin e Firences për t’i rishitur më pas në të gjithë territorin kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Publikohet formacioni, si rreshtohet Shqipëria në ndeshjen ndaj Italisë
- U kap në flagrancë duke shpërndarë kokainë, në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme të Sugjeruara
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme