Goditet grupi që trafikonte armë në Tiranë, arrestohen 3 persona

3 Korrik 2021 | 09:20

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës me akuzën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Armatim’, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve  I. D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë kriminale të komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit.

“Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në  fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit në automjetin tip ‘Smart’ me drejtues shtetasin F. D. dhe pasagjer shtetasin M. Ç., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular”, bën me dije policia.

Sipas policisë, shtetasi I. D., i priste 2 shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje për të marrë armët dhe municionet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026